Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”.

“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai, teksa rrëfeu se bisedën e të bijës me të vëllain.

Ai theksoi se ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e djalit kur 15-vjeçarja kreu aktin e rëndë, por që për fat të mirë arriti të mbijetojë.Pjesë nga intervista:

Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”. Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim.

Dje kisha ditëlindjen e djalit të vogël që mbushte 12-vjeç dhe në ato momente djali i madh po gatuante në shtëpi, ndërsa vajza u shtri. Ishim në shtëpi, po festonim bashkë. I bleu vëllai i vogël një patatinë dhe u shtri në krevat.

Ish-bashkëshortja po bisedonte me një mësuese jashtë tek dera. Jemi të ndarë me gruan, të divorcuar. Ne për hatër të fëmijëve dhe thashë të mblidhemi.

Ish gruaja u fut në korridor, dëgjon një zhurmë nga ballkoni lart dhe bërtet, thotë ‘Beni, çfarë ra nga materialet e tua në ballkon’. ‘S’kam gjë i thashë, por shiko vajzën. Del ajo dhe sheh vajzën shtrirë. 15 vjeçarja nga Saranda ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas dyshimeve se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj mesditën e sotme (24 Shtator). E reja aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas burimeve policore, ajo nuk ka arritur të bjerë direkt në tokë pasi është penguar nga tenda e katit të mëposhtëm, çka ka ndihmuar në zbutjen e goditjes. Si shkak i këtij akti dyshohet bullizimi nga bashkëmoshatarët e saj, ndërsa specialistët po vazhdojnë vlerësimin e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts