Loredana Brati ka reaguar përmes një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, në lidhje me lajmet se ajo është në një romancë me një nga konkurrentët e “Për’puthen”.
Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa fotografi të publikuara në rrjet, ku ata të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në jug të Shqipërisë.
Madje u përfol se kjo lidhje solli edhe largimin e Loredanës nga programi i dashurisë, ku ajo kishte rolin e Kupidit.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tha se ishte mërzitur nga lajmet që ishin shkruar për të. Por shtoi se do të kalojë, pasi fansat dhe publiku e kanë përkrahu.
Gjithashtu shtoi se me djalin në fjalë nuk ka asnjë lidhje, thjesht u takua rastësisht me të te restoranti ku ai punonte.
Në një moment, Ronaldo Sharka i kujton Loredanës lajmet që janë shkruar rreth saj dhe reperit të njohur Don Xhoni dhe i tha se në atë kohë nuk është mërzitur kaq shumë.










