Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Plyg. Një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar vetë drejtuesi i automjetit, si dhe dy pasagjerë të mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, banues gjithashtu në Mbyet. Të tre ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts