Artizani Petrit Koçi ka realizuar një punim të rrallë teksa ka shkruar fjalën “Allah” 225 herë në një sipërfaqe prej 1 cm². Ai ia ka dhuruar këtë punim të veçantë imamit Ahmed Kalaja. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se si arriti të shkruante fjalën kaq shumë herë në 1 cm².

Artizani shpjegoi se iu deshën 4 ditë për realizimin e këtij punimi. “Nuk mund të punosh gjatë sepse kërkon shumë përqendrim. Kam punuar 3 orë në ditë, e mbarova për 4 ditë.”, tha ai duke shtuar se ishte frymëzuar për këtë punim nga një indian që kishte shkruar fjalën “Të dua” në një kokërr orizi.

Duke përdorur një lupë, ai tregoi se fjalët janë gdhendur në letër alumini me një gjilpërë. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë për një Guinnes. “Kam kontaktuar me “Guinness” para 30 vitesh por kishin shumë procedura dhe asokohe nuk kishim këtë mundësi. U tërhoqa sepse kishte një kosto.“, tha ai.

Leave a Reply

Related Posts