Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë.
Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për të 2 plagosur dhe për 2 viktima.
Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.
Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.
Ndërkohë drejt në vendngjarje ndodhet policia dhe 5 ambulanca.