Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë./oranews.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts