Life&Gossip

“Unë do të nxjerr nga shtëpia, do ta shikosh”/ Përplasje e ashpër në BBV, me kë e ka Lediona?

Gjatë ditës së djeshme, Ilnisa Agolli dhe Julian Deda kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Në një moment, gazetarja i tha aktorit se tashmë po i përçahet i gjithë grupi i krijuar. Sipas saj, të gjithë pjesëtarët e tij po ikin një nga një.

Këtu ndërhyn më pas edhe Ledjona Xheladinaj, e cila i drejtohet Ilnisës: “Ke inat se do të ikësh për vete?”. Ndërkohë Agolli i përgjigjet duke i thënë: “Do më nxjerrësh ti? Se nuk t’u plotësua dëshira që të dalim në nominim ‘kokë më kokë’”.

Ledjona u shpreh se do të jetë ajo që do të nxjerrë Ilnisën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dhe kjo pasi banorja dëshiron që të marrë ‘hak’ për nominimin e Vesa Smolicës.

Juli: Hë drejtoreshë çfarë ke?

Juli: Grupi! Po pse çfarë grupi ke ti?

Ilnisa: Shikoje si është bërë, është prerë. Kështu do të ikin

Ledjona: Ke inat se do të ikësh për vete

Ilnisa: Do më nxjerrësh ti? Se s’tu plotësua dëshira që të dalim në nominim “kokë më kokë”

Ledjona: Unë do të nxjerr, ja do ta shikosh. Përziu Vesën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button