Vendi

E RËNDË NË TIRANË/ Me 1 kg kokainë në makinë, i jep gaz në drejtim të patrullës, por qëllohet me armë zjarri nga policët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën pranë Lidhjes së Skrimtarëve, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti droge (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Prokuroria ndërkohë kanë rrethuar zonën me shiritë dhe po bëjnë veprimet./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button