Vendi

Nesër Fiter Bajrami/ Axhenda dhe urimi i kreut të KMSH-së: Zoti na e pastë pranuar agjërimin

Të mërkurën festohet Fiter Bajrami, një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri me dije dhe programin që do të ndiqet në Sheshin Skënderbej.

Falja e namazit do të kryhet në orën 06:55.
Të mërkurën festohet dita më e rëndësishme për besimtarët muslimanë, Fiter Bajrami.

Teksa muajit të agjërimit tashmë po i vjen fundi, në Sheshin Skënderbej besimtarë të shumtë do vijojnë me ritualin e faljes.

Komunitetit mysliman i Shqipërisë bëri me dije dhe programin që do të ndiqet të mërkurën.

Në orën 06:30 do të nisë zyrtarisht programi me leximin e Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj.

Vetëm 5 minuta më pas Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse ndërsa do ta pasojë dhe një ligjëratë nga Nënkryetari Lauren Luli.

Falja e namazit të Bajramit do të kryhet në orën 06:55 ndërsa në orën 07:00 do të vijohet me hutbenë e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja.

Ndërkohë kreu i Komunitetit mysliman Bujar Spahiu në një urim për të gjithë shqiptarët tregoi dhe rëndësinë e festës së Fiter Bajramit.

‘’Për një muaj kemi agjëruar me besimin dhe shpresën e fitimit të kënaqësisë së Zotit.

Zoti qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin.

Bajrami është lumturia që ne ndjejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit’’.

Lutjet e tij shkuan edhe për t’i dhënë fund luftrave në gaza dhe Ukrainë

‘’E lusim Zotin e lartësuar që luftërat që po marrin jetë civilës e fëmijësh në Gaza e Ukrainë të marrin fund sa më parë’’.

Në 11 mars nisi dhe muaji i shenjtë i Ramazanit ku besimtarët myslimanë mbajtën agjërimin./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button