Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt).

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe një figurë e njohur në botën e showbizzit, Klea Huta e cila ka treguar se e mbështet Veliajn edhe pse akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Forca Lali, ke mbështetur te madh e të vogël dhe ke bërë për këtë vend më shumë se kushdo. I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë”. komenton Huta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts