Kreu i PD Sali Berisha reagoi sot në Parlament pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një tentativë për të shpëtuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e kërkoi vazhdimisht të paraqitej në seancë.
“Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës apo pas Erion Veliajt,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë për mbrojtjen e Ramës në skandalin e inceneratorëve. “Populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht për arrestimin e tij, por për turpin e tyre, nuk e akuzojnë Ramën për 130 milionë euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës,” shtoi ai.
Duke e cilësuar Veliajn si një “vasal të Sorosit”, ai theksoi se figura kryesore e lidhjeve me Sorosin në Shqipëri është vetë Rama. Ai gjithashtu lidhur këtë ngjarje me çështjen McGonigal në SHBA, duke e quajtur një rastësi domethënëse.
Kreu i PD Sali Berisha nga foltorja e parlamentit ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama.
Berisha theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Berisha u shpreh në parlament se ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it.
Sali Berisha: Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe tenderat e tij.
E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit.
Berisha në fjalën e tij në parlament kritikoi ashpër anëtarët e maxhorancës. Berisha kritikoi ashpër ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Sali Berisha: Rama e quante Trumpin turpin e njerëzimit. Bastardja Yuri Kim është më e korruptuara në histori.
Ku është Lubia? Lubia e ka mendjen te thasët me para. Ku është sot ajo? Apo po feston, po hap shishen e Shampanjës për burgosjen e Erion Veliajt. Te Erioni do shkojë ajo. Zullmqare si ajo s’ka patur në histori Shqipëria. Shko mblidh kriminelë, por këtu në Parlament s’do hysh më. Kontribuove për arrestimin e Veliajt, por tani është radha e saj.
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare të sotme.
“Niko, thuaja pse ia theve këmbën truprojës tënd në Selanik. Për çfarë mëkatesh ia bëtë atë?” – deklaroi Berisha, duke e sfiduar ministrin të tregonte të vërtetën.
Ai vijoi duke paralajmëruar se ka prova mbi këtë ngjarje: “Tregoj fotografitë pastaj unë.”
Berisha e akuzoi mazhorancën si të mbushur me “delikuentë”, duke ngritur pikëpyetje mbi moralin dhe veprimet e zyrtarëve socialistë./oranews.tv