BBV4 pritet të nisë së shpejti, zbulohen dy konkurrentët e parë?!

HomeLife&Gossip

BBV4 pritet të nisë së shpejti, zbulohen dy konkurrentët e parë?!

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania pritet të nisë së shpejti, duke mbajtur publikun në ankth për emrat e konkurrentëve. Lajmin e ka konfirmuar Sara Hoxha disa ditë më parë, megjithatë, data e saktë e fillimit ende mbetet e paqartë.

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon? Moderatori habit me ndryshim drastik që ka pësuar para dhe pas nisjes së BBV
Pak para finales rrugëtimi i tij merr fund, ja kush u eliminua nga gara
Kur mami kishte rënë në koma…/ Nga humbja e prindërve te dashuria për nipin dhe mbesën, Rozana përlot me rrëfimin emocionues: Dy dashuri…

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania pritet të nisë së shpejti, duke mbajtur publikun në ankth për emrat e konkurrentëve. Lajmin e ka konfirmuar Sara Hoxha disa ditë më parë, megjithatë, data e saktë e fillimit ende mbetet e paqartë.

Ndryshe nga sezonet e mëparshme, ku pjesëmarrësit shpesh zbuloheshin përpara nisjes së spektaklit, këtë vit mbetet një mister se cilët do të jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mirëpo një veprim i fundit na ka bërë të mendojmë se Dori dhe Devi, prezantuesit simpatikë të “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni.

Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Ndonëse Dori dhe Devi kanë bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e programit, lëvizja e papritur të lë të kuptosh se ata mund të kenë marrë një ftesë speciale për të qenë pjesë e Big Brother VIP.

A do të shfaqen si konkurrentë Dori dhe Devi në reality shown më të ndjekur në Shqipëri? Duhet të presim edhe pak për të zbuluar si qëndron e vërteta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
    DISQUS: