Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, ashtu si shumë, të detyruar apo jo të detyruar ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë publike, Ndrenika, i cili mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, vlerësoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë drejtimit të Veliajt.

“Në 83 vjetët e jetës sime si banor i kryeqytetit di t’ju them se Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë se sa në periudhën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, shkruan Ndrenika.

Mesa duket aktorin e madh e kanë porositur për të reaguar ashtu sikurse Helena Kadarenë që i thanë të shkonte në gjyq, ose ndoshta nuk e di akoma se Veliaj po akuzohet si hajdut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts