Erjon Veliaj ka ankimuar vendimin e datës 9 shkurt, datë kur atij iu komunikua masa e sigurisë arrest në burg.
Bëhet fjalë për masën e caktuar në mungesë arrest në burg.
Ankimimi është dorëzuar në gjykatën e posacme të shkallës së parë.
Ai u ndalua brenda ambienteve të bashkisë së Tiranës ku në prezencë të punonjësve të policisë së shtetit dhe agjentëve të BKH u shoqërua drejt ambienteve të bllokut të sigurisë për të dalë prej aty me datën 12 shkurt, ku dhe gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në burg.