Gjatë një interviste në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, këngëtarja e njohur, Vojsava Aliaj ndau me publikun një nga momentet më të frikshme të jetës së saj.

Ajo rrëfeu se ishte pikërisht çasti kur i ati e pyeti drejtpërdrejt: “A e do burrin?”, një pyetje që e tronditi dhe e vuri përballë një situate të vështirë emocionale.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i frikshëm gjatë martesës?

Vojsava Alia: Ka qenë kur më erdhi ajo pyetja tradicionale nga babi sepse duhet të vinin të më kërkonin në shtëpi për fejesë. Babi duhet të më pyeste ‘e do këtë djalë? Të të japim tek kjo familje apo jo?’ Unë vërtetë kam pasur raport shumë të mire por më dukej sikur po më shkëputej gjysma e shpirtit dhe nuk I thoja dot babit që ‘po e dua’.

Ester Bylyku: Pse?

Vojsava Alia: Adoleshenca jonë ka qenë ndryshe.

Ester Bylyku: Po sa vjeç jeni njohur ju?

Vojsava Alia: Ehuu… Kjo është pyetja e frikshme.

Ester Bylyku: Paske qenë e vogël.

Vojsava Alia: Kam qenë e vogël.

Ester Bylyku: Më duket se ke qenë më pak se 18.

Vojsava Alia: Po 17. Dhe babi ishte pak i mërzitur sepse kishte dëshirë që unë të përfundoja studimet dhe pastaj të mendoja për një marrëdhënie, por u gjenda ashtu.

Ester Bylyku: Në rastin e babait tënd, po e them në aspekt komik, është çfarë të bën fëmija nuk ta bën perëndia. Kur ishe 16 vjeç kapi babi djalin e huaj i tha skam vajzë për të martuar. 17 vjeç i thotë goca babit: “Babi dua të martohem, e gjeta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts