Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Korçë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar që të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, të qytetit.
Bledari e ka ndaluar pak metër larg shtëpisë duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën.
Mësohet se 31 vjeçarja jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.
Pasi i ka vënë flakët bashkëshortes, me të cilën ndodhet në proces divorci, 45-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, Melisa Trëndafili ka mbetur me djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Bashkëshorti i saj është ende në kërkim nga policia. Sipas asaj që kanë treguar fqinjët për A2, Trëndafili ishte konsumues i alkoolit.