Stresi është një nga faktorët kryesorë që shkakton sëmundjet te njerëzit, jo vetëm ato mendore por edhe ato në trup.

Sipas të gjitha studimeve të publikuara nga mjekët më të rëndësishëm botërorë, stresi është armiku numër një i shëndetit te njerëzit.

Mjekja e veçantë Artemisa Gogollari në një intervistë në Quo Vadis përballë moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka sjellë një metodë interesante se si njeriu mund ta luftojë stresin brenda vetes së tij.

Ajo tha se secili prej nesh mund të krjiojë brenda vetes një zë të fortë i cili ta mbështesë në çdo hap që hedh.

Pjesë nga biseda:

Gogollari: Sulmet nuk janë të jashtme. Duket sikur bota jashtë të sulmon, sikur ti je e refuzuar e krtitikuar nga gjithë bota. Ajo që ndodh është brenda nesh, ne ktirikojmë veten, sulmojmë veten dhe gjithë këto emocione trupi i percepton si sulme të brendshme dhe fillon të sulmojë veten nga brenda. Pra trupi fillon të prodhojë kortizol dhe gjithë hormonet e stresit dhe kalon sërish në sistemin simpatik që është gjendja e luftës. Mënyra se si personat punojnë me këtë pjesë është se fillojnë të ndërtojnë një marrdhënie ndryshe me veten e tyre, fillojnë ti flasin vetes ndryshe, çfarë po ndodh brenda meje. Fillojnë ti flasin vetes ndryshe, të jenë një prind për veten e tyre, një tifoz për veten e tyre, një mik që kanë dashur të kenë. Teë krijojnë një zë të brendshëm i cili i thotë ti je i sigurt, ti ke vlerë, vlera jote nuk përcaktohet nga jashtë, rezultatet e punës tënde nuk varen nga një dështim i momentit. Pra ata krijojnë një zë brenda tyre i cili është shtëpia e tyre, ku ata kthehen dhe kanë një vend të sigurt e të paqtë.

Leave a Reply

Related Posts