Fotografia “Rrënjët” e fotografit fierak, Eduart Gjino është vlerësuar nga juria me çmimin e parë në edicionin e 7- të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Tiranë nga 15 deri 22 korrik.

Më pëlqeu shumë tema “rrënjët” dhe unë kisha foto të bukura nga Myzeqeja dhe veshje që përfaqësojnë edhe Fierin dhe vendosa të aplikoja”, tha ai.

Interesant është fakti që fotografi ka realizuar përherë portrete reale si foto artistike.

Modelja e re fierake Darlin Dimo kujton emocionet ku është bërë fotoja fituese, shfaqja “Medea” me regji të Klajdi Markut në teatrin “Bylis” të Fierit. “Ishte shumë emocion, u mundova të bëj më të mirën, tha ajo.

Për fotografin fitues, Eduart Gjino, pasioni për fotografinë është i trashëguar nga të afërmit e tij Kristaq dhe Ristanke Qose, ndër fotografët e parë në Fier.

Leave a Reply

Related Posts