Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më herët pranë detit.
Mes të apasionuarve, është edhe një 68-vjeçar nga Fieri, që e frekuenton plazhin në këto ditë dimri, bashkë me gruan.
Ai shprehet për ‘TCH’ se edhe pse uji është i ftohtë, të notosh në këto temperatura i fal më shumë shëndet të mirë.
“Neve na pëlqen, na është bërë si adrenalinë kjo punë, sa herë është koha e mirë, këtu na ke. Nuk na kap as gripi, asgjë“, thotë ai.
Çdo ditë buzë detit gjejmë edhe vlonjatin Gëzim Brahimaj.
“Uji është shumë i mirë, pak i ftohtë. Kemi 12-13 vite që lahemi në dimër“, tregon ai.
Temperaturat e larta të këtij fillim shkurti janë ideale edhe për një shëtitje përgjatë bregdetit.
Related Posts

Lajmet e fundit
Kur humbasim njerëzoren, humbasim gjithçka
December 9, 2025
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Cila shenjë do
December 8, 2025
Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe
December 7, 2025
“Bebit nuk i rreh më zemra”, historia
December 7, 2025
Surprizë! Turjan Hysko thotë se shumë shpejt
December 6, 2025

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të...December 8, 2025Lajmi i Pare







