Life&Gossip

“Ty të do jashtë i gjithë grupi”/ Ilnisa ‘ia plas në sy’ këngëtares: Vjen këtu e bën…

Gjatë spektaklit të së martës, Heidi Baci u zgjodh nga publiku si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, e cila kishte edhe një avantazh në lojë.

Ajo kishte të drejtë që të çonte në nominim tre banorë dhe ajo zgjodhi Françeska Muratin, Roza Latin dhe Vesa Smolicën, të cilat iu bashkuan Ledjona Xheladinajt që u dënua nga Vëllai i Madh.

Këtë nominim të Heidit nuk e ka pritur aspak mirë Vesa, e cila ka patur debate të forta me të por edhe me banorët e tjerë të shtëpisë.

Gjatë një bisede me Vesën, Ilnisa Agolli i tha banores se të gjithë grupi i saj po mundohet t’a nxjerrën atë jashtë BB VIP.

Të njëjtin mendim me gazetaren kishte edhe Meriton Mjekiqi së bashku me Jetmir Salaj, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet e Vesës.

“Po bre se tani secili vjen me ato konkluzionet tuaja. Pse faktorizoni atë tani dhe vjen me konkluzionet tuaja.”- iu përgjigj banorja.

Ilnisa: Ore ty të duan jashtë gjithë grupi jot dhe vjen këtu e bën përr-përr

Meritoni: Ty do me ta lëshuar ujin se janë vetë në nominim

Jetmiri: Të kanë vënë në gjumë ti mere si të duash. Më fal se kjo është e vërteta

Meritoni: Kjo është dhe ti duhet të bërtasësh

Vesa: Po bre se tani secili vjen me ato konkluzionet tuaja. Pse faktorizoni atë tani dhe vjen me konkluzionet tuaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button