Life&Gossip

Roza debaton me Eglën: I pështyn dhe pastaj i lëpin…

Higjena vazhdon të jetë një problem në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ dhe sot është bërë temë debati mes Eglës dhe Rozës. Teksa të gjithë po qëndronin në oborr, kjo e fundit i thotë aktores të jetë e rregullt dhe të mos bëjë rrëmujë, pasi është e vetmja që nuk kontribuon në pastërtinë e shtëpisë. Nga ana tjetër, aktorja e ka injoruar, nuk ka kthyer asnjë përgjigje vetëm disa pasthirrma. 

Pjesë nga debati:

Roza: Hiq papastërtinë tënde, se nuk ke prekur një punë me dorë. Nuk ke prekur një gjë me dore o shoqe, se s’po të flet njeri. Nuk po të bëj muhabete që zihesh me të gjithë edhe nuk dole në nominim dje se pasi i pështyn të gjithë dhe fillon ju lëpihesh të gjithëve me radhë, prandaj nuk del në nominim se mundohesh ta mbash mirë me të gjithë, një teori që e ka thënë dhe Jul Deda

Egla: E kështu jam unë. Ëhë.

Roza: Se nuk po të kapem në këtë gjë. Po kapem te higjena, te pastërtia, te rrëmuja që bën. Atë rrëmujë që bën shko rregulloje

Egla: Mmmm (pasthirrma)

Roza: Se po bën si… mos të them ndonjë fjalë se jemi përpara kamerave, jepi se publiku e ka të qartë çfarë deshe me thënë. Nuk ka prekur asnjë gjë me dorë. Po rri si sulltaneshë, çfarë sulltaneshe, je shumë larg sulltaneshave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button