Psikologu i marrëdhënieve Mark Travers ka një mesazh të qartë, mënyra si i kaloni fundjavat mund të tregojë shumë për shëndetin e lidhjes suaj.
Pasi ka studiuar qindra çifte dhe përjetuar vetë sfidat e balancës mes punës dhe dashurisë, ai rendit katër zakone që i dallojnë çiftet më të lumtura dhe janë më të thjeshta se sa mendoni.
Nuk ka rëndësi sa kohë kaloni bashkë, por si e kaloni atë. Një mëngjes i qetë pa rrjete sociale, një darkë pa njoftime apo një shëtitje pa ndërprerje, janë momentet ku lidheni vërtet.
“Së bashku, por secili në botën e tij”
Një lexon, tjetri shikon një serial. Nuk flisni, por jeni afër. Ky është “parallel play”, mënyra për të ndarë hapësirën dhe qetësinë, pa pasur nevojë për biseda të detyruara.
Nga kafeja e mëngjesit, te një lojë tavoline apo planifikimi i javës me një gotë verë, çiftet e lumtura kanë një zakon të përbashkët që i mban të lidhur. Nuk ka rëndësi çfarë është, rëndësi ka të jetë vetëm “juaji”.
Bëjnë të qeshin njëri-tjetrin
E fundit, por jo nga rëndësia, ata qeshin me qëllim. Loja më qesharake, një video në TikTok apo një “dance battle” në kuzhinë, loznaria është mënyra më e mirë për të ruajtur lidhjen dhe për të zbutur stresin.