Marsel Çela ishte një nga tre viktimat e ngjarjes së rëndë në Memaliaj, teksa  47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj, ku plumbat i morën jetën.

Vëllai i 47-vjeçarit, në një intervistë për Top Channel, ka kërkuar kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.

Vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”.

Leave a Reply

Related Posts