Një thirrje për ndihmë vjen nga Fieri, ku Noeli, një djalosh 13-vjeçar, përballet me një sfidë të madhe për jetën. Para pak ditësh, Noeli jetonte një jetë të zakonshme mes shkollës dhe pasionit të tij për futbollin, duke qenë pjesë e të rinjve të ekipit të Apolonisë. Por një dhimbje e papritur gjatë stërvitjes zbuloi një të vërtetë tronditëse: një tumor agresiv në kokë.
Gjendja e tij është e rënduar dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme jashtë vendit, për të cilën familja e tij nuk mund të përballojë kostot. Për të shpëtuar jetën e Noelit, ka nisur një fushatë sensibilizimi, duke ftuar të gjithë shqiptarët të kontribuojnë.
👉 LINKU PËR NDHMË: https://gofund.me/51d92517
Noeli ëndërron të rikthehet në fushën e futbollit dhe të përfaqësojë një ditë fanellën kuqezi. Le të bashkohemi dhe të ndihmojmë këtë kampion të vogël të fitojë betejën e tij.