Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të Policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi

HomeVendi

Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të Policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Parandalohet krimi në Vlorë, 2 adoleshëntë kanosin një 11-vjeçar! Gjenden thika dhe shkopinj druri
Miku i mirë në ditë të vështira/ Pas Klea Hutës edhe Çiljeta mbështet Veliajn: Je i fortë ti…(FOTO)
Vodhën shuma parash në 3 dyqane, arrestohen dy persona në Fier

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës kishte marrë informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.

Por, në momentin që uniformat blu i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, teksa pas të shtënave i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është arrestuar nga Policia.

Mësohet se i arrestuari është person me precedent penal të mëparshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
    DISQUS: