Fier
Gjatë 2 ditëve të fundit, vodhën shuma parash, në 3 dyqane në Fier, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Dy shtetasit, me precedent për këtë krim.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 3 qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, më datë 12.03.2025 dhe më datë 11.03.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë mundësuar identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.
Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Check latest article from this author !
Related Posts

Lajmet e fundit
Nga çaji jeshil te ai i limonit,
February 15, 2026
Kujdes! Mos dilni pa çadër nga shtëpia
February 15, 2026
Përfunduan zgjedhjet për kryetarin e ri të
February 13, 2026
Plas keq në “Big Brother VIP 5”,
February 12, 2026
“Kuptoheshim pa folur”/ Krusita për Kristin pas
February 12, 2026

Përfunduan zgjedhjet për kryetarin e ri të Dhomës Vendore të Avokatisë FierFebruary 13, 2026Lajmi i Pare
“Kuptoheshim pa folur”/ Krusita për Kristin pas daljes nga “Big Brother Vip”: Jashtë do të jemi…February 12, 2026Lajmi i Pare






