Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier né vendin e quajtur” Takodrom”.

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era , janë pikasur nga banorët e zonës , të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi , shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts