Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i Benz-it ka humbur kontrollin e mjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale./lajmipare.com

Leave a Reply

Related Posts