ftuar në emisionin “A Show” në Syri TV me moderatorin Adi Krasta, aktori dhe humoristi Eglein Laknori foli në lidhje me jetën e tij profesionale, pasionin për humorin dhe sfidat që ka hasur në rrugën artistike.
Me një energji të natyrshme dhe stil të veçantë, Laknori rrëfeu se për të, humori nuk është thjesht argëtim, por një mënyrë serioze e të komunikuarit me publikun.
Ai foli gjithashtu për përvojën si mësues muzike, për ndihmën që ka marrë nga familja dhe për frymëzimin që gjen tek femrat, të cilat i portretizon shpesh në skeçet e tij me dashuri e respekt.
Eglein Laknori:
Unë kam një thënie jete dhe e kam si moto jete, që humori është pjesa më e rëndësishme e seriozitetit. Sigurisht, njerëzit duan të qeshin; në Shqipëri qeshet me çdo gjë, sidomos të enjteve të parlamentit. Njerëzit kanë nevojë për të qeshur dhe njerëzit duan të qeshin.
Arsimin e mesëm dhe të lartë e kam për muzikë, kam dhënë mësim dy vite në Liceun Artistik. Në momentin që erdhi PS në pushtet, i hoqi të gjithë mësuesit e jashtëm. Unë kam marrë shumë shpërblim nga publiku, kurse të ardhura jo.
Ka disa terma që thuhet ‘idetë e çmendura bëjnë para’, dhe unë mundohem t’ia bashkëngjis vetes time dhe të dal nga këto kornizat e thjeshta të të bërit humor. Bashkëshortja ime dhe mamaja ime janë personat që më përkrahin gjatë gjithë kohës. Më pëlqen t’i bëj gratë, sepse kam shumë konsideratë për seksin femër.
Më pëlqen aroma, portreti, konstrukti femëror. Mundohem t’i ekzagjeroj për të bërë humor, jo për t’i fyer.