“I shkon çdo ditë te v*rri”/ Dashuria e Agron Llakajt pas humbjes së gruas, rrëfimi prekës i Alkidës

Alkida Llakaj, e bija e aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, teksa ishte e ftuar në panelin e emisionit Top Story në Top Channel, ka rrëfyer për momentet e vështira që po kalon familja e tyre.
E prekur nga situata, Alkida ndau me publikun dhimbjen e madhe që nisën ta ndiejnë që nga momenti kur mësuan diagnozën e nënës së tyre.
“Janë tre vite sfidë për ne, prej kur në korrik morëm këtë lajm fatkeq për mamanë. Që atëherë, çdo ditë është një pikëllim i madh. E kemi humbur boshtin e familjes. Postimet e babit nuk janë thjesht fjalë, ato janë një dëshmi e dashurisë dhe humanizmit të tij. Edhe kur duhet të jetë jashtë Tiranës, më thotë: Tek mami jam, dhe unë shkoj pa pritur urdhër.”- rrëfeu Alkida.
Ajo përshkroi babain si një person me një dimension të jashtëzakonshëm human, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ka me të dy prindërit, të cilët i mban gjithmonë pranë zemrës.