Një blerës është gjetur për shtëpinë “Mçallister” në të cilën është luajtur filmi  “I vetëm në shtëpi”.

Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, u rendit për shitje në muajin maj të këtij viti, me vlerën 5.25 milionë dollarë.

Rezidenca e cila ndodhet në periferi të Çikagos, ka një sipërfaqe prej 836 metra katrorë, viti i ndërtimit është 1921.

Ajo ka katër oxhaqe, dy dhoma lavanderie, dy vaska të nxehta, një zonë rekreacioni, një palestër, një dhomë private e tipit kinematografik dhe një fushë sportive të brendshme.

Kompania e listimit të pasurive të paluajtshme “Coldwell Banker Realty” e vlerëson shtëpinë si shitje në pritje.

Leave a Reply

Related Posts