Numri i viktimave nga përmbytjet vdekjeprurëse në Teksas po rritet, me BBC që raportoi këtë pasdite se numri i viktimave ka arritur në 89.

Vetëm Qarku Kerr, i cili pësoi goditjen më të rëndë, po mban zi për 68 të vdekur, 40 të rritur dhe 28 fëmijë, tha sherifi Larry Leatha gjatë një konference për shtyp.

Ndërsa ankthi po përshkallëzohet për dhjetë vajzat dhe udhëheqësen e kampit Mystic që janë të zhdukura.

Në të njëjtën kohë, imazhet tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga rrebeshi, ndërsa videoja me pamje të shpejta që tregon se sa shpejt u rrit niveli i ujit në zonën e Kingsland është tregues i situatës.

Brenda rreth 50 minutash, ujërat e rrëmbyeshëm ngrihen në mënyrë të rrezikshme dhe njerëzit në vendngjarje evakuohen me automjetet e tyre.

Leave a Reply

Related Posts