Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, me protagonist një polic, që ka qëlluar me armë në këmbë portierin e një ekipi.

E gjitha ka ndodhur kur po luhej ndeshja e Divizionit të Dytë brazilian, mes ekipeve të Gremio Anapolis dhe Centro Oeste.

Futbollistët u përleshën me njëri-tjetrin dhe policia ndërhyri për të qetësuar situatën.

Por, ajo që ndodhi ishte e tmerrshme.

Një nga policët qëlloi me armë portierin e Gremios, Ramon Souza.

Skuadra ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se akti i policit ishte i tmerrshëm, nga dikush, që në të vërtetë duhet të mbronte lojtarin.

Klubi tha se do e ndjekë rrugën e drejtësisë për plagosjen e portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts