Teksa vendi po përballety me temperatura tëlarta, duket se vera po regjistron raste të shtuara të prekur nga coronavirus.

E nëse në vende të Europës po qarkullon një nënvariant i ri ai KP.3 çka ka rritur numrin e të infektuarve në Shqipëri qarkullon një nënvariant i omicronit, ai që ka prekur fëmijë dhe grup-moshën 30 vjeç e lart.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore thonë se paraqiten disa raste në ditë të cilët klinikish kanë shenja të covid ndonëse tanimë nuk kryhen tamponë për ta konfirmuar. Por cilat janë simptomat që shfaqen në këtë periudhë?

Sipas tyre, disa nga simptomat janë këputje, dhimbje artikulacionesh, dhimbje koke./SOT

Leave a Reply

Related Posts