Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të natës zonën kodrinore pranë fshatit Malas-Bregas, në qytetin e Dimalit. Flakët, të cilat vijojnë ende aktive edhe në mesditën e sotme, janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe qindra pemë ulliri.

Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit janë angazhuar edhe forca nga Fier, Lushnje dhe Berat. Megjithatë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po vështirësohet nga terreni i thepisur dhe era e fortë që favorizon përhapjen e tyre.

Autoritetet vendore dhe emergjencat civile ndodhen në terren dhe po punojnë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, si dhe për të shmangur rrezikun për banesat pranë zonës së prekur. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa përpjekjet për neutralizimin e plotë të flakëve vijojnë intensivisht.

Leave a Reply

Related Posts