Life&Gossip

Ema Andrea “thumbon” Ilnisën? “Kush kryen marrëdhënie në publik dënohet me burg…”

Ilnisa Agolli është eliminuar prej formatit më të ndjekur të “BBV3”, e cila ditën e djeshme ishte e ftuar në ‘Fan Club’ teksa foli lidhur me eksperiencën e saj në atë format.

Ilnisa krijoi një romancë brenda shtëpisë me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e garës edhe pse premtoi që nëse Ilnisa eliminohej dhe ai do të linte garën përgjysmë.

Sigurisht që ditën e djeshme Ilnisa nuk i ka shpëtuar as pyetjes për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me Meritonin brenda në ‘BBV3’ por ajo as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar.

Pas kësaj, aktorja Ema Andrea ka bërë një postim thumbues në Instastory teksa shkruan:

“Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksuale
ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvaitje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button