Mbrëmjen e sotme në Fier u mbajt Edicioni i 12-të i ndarjes së çmimeve nga Fondacioni “Harpa”, një event i rëndësishëm që vlerëson arritjet në fusha si biznesi, kultura, historia dhe media.

Në këtë ceremoni të veçantë, gazetarja e njohur Marsela Topi u nderua me çmimin për kontributin e saj të spikatur në median fierake. Presidentja e fondacionit, znj. Majlinda Rama, drejtoi aktivitetin, duke theksuar rëndësinë e promovimit të personaliteteve dhe punës së tyre për zhvillimin e komunitetit.

Fondacioni “Harpa” vijon të mbështesë dhe të vlerësojë figura të shquara që japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Leave a Reply

Related Posts