Vendi
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 30 gusht 2026

Për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit.
Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperwndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 7m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.




