Vendi

Përplasje në protestë, policia shtyn me forcë gazetarin dhe operatorin e A2 CNN

Tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit nuk kanë kursyer as ekipin e televizionit të A2 CNN. Gazetari Anesti Bajramemaj dhe operatori i A2 CNN Henri Simota janë shtyrë me dhunë nga policia teksa po raportonin live nga vendngjarja.

“Siç ishim duke raportuar live në momentin kur po ndodhte përplasja me protestuesit dhe efektivët. Kemi vrapuar për të parë një situatë tjetër. Disa efektivë policie dhe civilë mes tyre kanë shoqëruar dhe po tentonin të ndalonin disa protestuesi në momentin që na pamë kanë filluar me sjellje të dhunshme si ndaj meje dhe ndaj operatorit Henri Simota, pa asnjë shkak. Iu prezantuam që jemi media që po raportojmë dhe jemi live, por kjo nuk i pengoi oficerët e policisë për të vijuar sjelljen e dhunshme ku na kanë shoqëruar dhe jemi në një pjesë tjetër proteste, ku situata është më e qetë”, tha gazetari i A2 CNN për Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button