Vendi

E rëndë në Vlorë, 32-vjeçari humb jetën në komisariat

Një 32-vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ndodhej i arrestuar.

Sipas policisë, rreth orës 09:50, Enea Shparthi banues në Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit.

32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”./a2cnn

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button