Life&Gossip

Elvana Gjata shtatzënë për herë të parë? Zbulohet emri i babait të fëmijës

Elvana Gjata, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, është në qendër të një lajmi që lidhet me jetën e saj personale.

Sipas informacioneve të siguruara nga Publik.al, këngëtarja ka mbetur shtatzënë, ndërsa në skenë del edhe edhe emri i Elson Barkautajt, si i ati i fëmijës.

Lajmi për shtatzëninë e artistes përbën një zhvillim që pritet të ngjallë interes te fansat e saj, të cilët e ndjekin prej vitesh si për projektet muzikore, ashtu edhe për jetën jashtë skenës.

Elvana Gjata ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën shqiptare, duke u shndërruar në një prej artisteve më të komentuara të showbiz-it. Megjithatë, përtej angazhimeve artistike, jeta e saj private mbetet një temë që tërheq vazhdimisht vëmendjen e publikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button