CEO i ‘Telegram’ Pavel Durov është akuzuar për lejimin e aktivitetit kriminal në aplikacionin e tij të mesazheve dhe është ndaluar të largohet nga Franca në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Miliarderi 39-vjeçar u arrestua të shtunën në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit, si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës gjyqësor që u hap muajin e kaluar. Ai u la i lirë sot pas katër ditësh marrje në pyetje.
Gjykatësit hetues ngritën kallëzimet paraprake të së mërkurës mbrëma dhe e urdhëruan të paguante 5 milionë euro garanci dhe të paraqitej në komisariat dy herë në javë.
Akuzat kundër Durovit, i cili ka lindur në Rusi dhe është gjithashtu një shtetas francez, përfshijnë se platforma e tij po përdoret për materiale abuzimi seksual të fëmijëve dhe trafik droge, dhe se Telegram refuzoi të ndajë informacione ose dokumente me hetuesit kur kërkohet nga ligji.
Arrestimi i Durov në Francë ka shkaktuar zemërim në Rusi , me disa zyrtarë qeveritarë që e quajtën atë të motivuar politikisht dhe provë të standardit të dyfishtë të Perëndimit për lirinë e fjalës.
Protesta ka ngritur vetullat tek kritikët e Kremlinit, sepse në vitin 2018, vetë autoritetet ruse u përpoqën të bllokonin aplikacionin Telegram, por dështuan, duke e tërhequr ndalimin në vitin 2020. /BBC