Vendi
Gjykata “kyç në shtëpi” studentin që u përlesh me 6 policë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.
Mes tyre është edhe Klevi Metaj, 22 vjeç, i cili u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë tubimit. Për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Masat e sigurisë të caktuara nga gjykata:
Klevi Metaj – arrest në shtëpi
Olsi Vogli – detyrim për paraqitje
Xheison Petoku – arrest në shtëpi
Erald Zenollari – arrest në shtëpi
Hamza Bushi – detyrim për paraqitje
Korado Aliaj – arrest në shtëpi
Kalosh Hysbajrami – arrest në shtëpi
Brixhet Bali – detyrim për paraqitje





