Ata mbajnë gjithë peshën tonë trupore dhe çdo kilogram i tepërt shumëfishon ngarkesën mbi to.
Pikërisht për këtë arsye, edhe një rënie e vogël në peshë ka efekt të menjëhershëm dhe të fuqishëm në lehtësimin e tyre.

Ekspertët e shëndetit tregojnë se nëse një person humb 4.5 kilogramë, gjunjët çlirohen nga rreth 18 kilogramë presion në çdo hap që hedhim.
Kjo do të thotë më pak lodhje, më pak dhimbje dhe një ndjesi më e lehtë në lëvizjet e përditshme – qoftë gjatë ecjes, qoftë kur ngjitemi shkallëve apo kur bëjmë aktivitete fizike.
Pesha e tepërt, një armik i padukshëm i gjunjëve
Pesha e shtuar nuk dëmton vetëm pamjen, por është një nga arsyet kryesore pse shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e gjunjëve.
Çdo kilogram i tepërt është një barrë e tepërt që gjunjët duhet ta mbajnë, duke shkaktuar ngurtësi, lodhje të shpejtë dhe dhimbje që shpesh kthehen në problem kronik.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se dhimbjet e tyre nuk lidhen gjithmonë me moshën, por me kilogramët e tepërt që gjunjët nuk arrijnë t’i përballojnë.
Si ndryshon jeta pas humbjes së peshës?
Njerëzit që arrijnë të dobësohen, edhe në masa të vogla, tregojnë se ndjejnë një ndryshim të madh. Gjunjët nuk kërcasin më si më parë, lodhja zvogëlohet dhe ecja bëhet më e lehtë.
Shumë raportohet se dhimbjet e përhershme në këmbë dhe gjunjë u zhduken sapo humbën disa kilogramë.
Ky është një mesazh i fortë se nuk duhen humbur dhjetëra kilogramë për të parë përfitime të mëdha.
Lehtësim, energji dhe jetë më aktive
Një trup më i lehtë nuk është vetëm estetikë, por një mundësi për të jetuar më gjatë e më shëndetshëm.
Përfitimet ndihen në çdo hap: gjunjë më të fortë, më pak dhimbje dhe më shumë energji për të bërë aktivitetet që deri dje duken të lodhshme.
Një ulje peshe prej vetëm 4-5 kilogramësh është shpesh mjaftueshëm për të rikthyer lëvizshmërinë dhe për të shtuar dëshirën për të lëvizur më shumë.
Trupi të shpërblen për çdo hap që bën drejt një peshe më të shëndetshme.
Edhe një ndryshim i vogël në peshë sjell një ndryshim të madh për gjunjët. 4.5 kilogramë më pak në peshore = 18 kilogramë më pak në gjunjë.











