Macaulay Culkin ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në një prej filmave më të ndjekur të Krishtlindjeve, duke konfirmuar mundësinë e zhvillimit të një projekti të ri të lidhur me “Home Alone”.
Aktori, i cili u bë i famshëm në mbarë botën përmes personazhit Kevin McCallister, ka folur për mundësinë e rikthimit në universin e filmit që e shndërroi në një yll ndërkombëtar që në fëmijëri.
Filmi origjinal i vitit 1990 mbetet një prej komedive familjare më të njohura të të gjitha kohërave, ndërsa ndjekësit kanë shfaqur interesin e madh për një tjetër seri.
Sipas raportimeve të publikuara për projektin edhe Devin Ratray, aktori që interpretoi vëllain e madh të Kevinit, Buzz-in, i cili ka shprehur dëshirën për t’u përfshirë në një vazhdim. Filmi mbetet ende në diskutim ndërkohë që nuk janë raportuar konfirmime të aktorëve, datave të xhirimeve apo premiera.













