Ngjarja në Shkodër/ “Anila kishte kërkuar të ndahej nga Kola” – Zbardhen dëshmitë e të afërmve

HomeVendi

Ngjarja në Shkodër/ “Anila kishte kërkuar të ndahej nga Kola” – Zbardhen dëshmitë e të afërmve

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë të dashurën e tij dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e tyre.

Bëhuni gati! Temperatura deri në -7 gradë Celcius dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen
Fati tragjik i 17-vjeçares/ Prokuroria hedh poshtë pistën e bullizimit, pritet hapja e telefonit
Parashikimi i motit 16 Korrik 2024, vendi “përvëlohet” nga i nxehti, sa do të shkojnë temperaturat sot

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë të dashurën e tij dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e tyre.

Sipas deklarimeve, burime nga policia pohojnë se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë kërkesa e 44-vjeçares për të ndërprerë marrëdhënien në çift.

Të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte.

Sipas deklarimeve, çifti që prej afro 5 vitesh ishin në bashkëjetesë, kishin nisur konfliktet në dy javët e fundit.

34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten nëse Anila do e linte, sms të cilat sipas të njëjtave burime janë gjetur në celularët e tyre.

Anila Ndoka vijon të qëndrojë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
    DISQUS: