227.000 nxënës të klasave nga e para në të nëntën dhe 12.500 gjimnazistë do të përfitojnë libra falas për këtë vit të ri shkollor 2024-2025.
Prindërit dhe fëmijët këto ditë iu drejtohen shkollave për të marrë librat shkollorë dhe shprehen të kënaqur.
Nga ministria e Arsimit është miratuar një fond prej 9 milionë dollarë, i cili synon të lehtësojë shumë familje ndërsa libra të papërdorur më herët do të kenë nxënësit e klasave të para të dyta dhe të treta. Sakaq prindërit që nuk kanë arritur të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë për klasat e para dhe të dhjeta do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 6 shtator.