Lindita Binaj, është përkushtuar prej 44 vitesh me punime artizanale.

Pasionin e saj e ushtron që prej moshës 14-vjeçare. Merret me krijimin e qilimave, një zanat që kërkon mjeshtri, por dhe durim.

Prej vitesh ajo ka sjellë krijime që flasin për kulturën dhe traditat shqiptare.

Sipas Linditës, punimet artizanale preferohen më shumë nga turistët e huaj, të cilët vlerësojnë bukurinë dhe origjinalitetin e krijimeve të saj.

Megjithatë, ajo thekson se shitjet janë të pakta, por pavarësisht vështirësive, ajo vazhdon të punojë me pasion dhe përkushtim, duke ruajtur një traditë të vjetër dhe duke e shndërruar atë në art.

Ajo thotë se brezat e rinj nuk kanë interes për këtë zanat e ndaj apelon që të rinjtë ta shohin punën artizanale si një mënyrë për të ruajtur traditën dhe për të shprehur artin në forma të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts