Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. Xh., 37 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin K. Xh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Sh., 65 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar lehtë një pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Leave a Reply

Related Posts