U arratis nga spitali i burgut të Kosturit në Greqi, ja kush është 28-vjeçari shqiptar i dënuar për…
Një 28-vjeçar shqiptar i burgosur u arratis ditën e sotme nga spitali i Kosturit.
Ai ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.

Sipas policisë, bëhet fjalë për person të dënuar për vepra të rënda penale dhe ka dyshime se ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë. Ai është Lulëzim Xibraku, sipas policisë greke, person me rrezikshmëri të lartë.
Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit pasi zona është afër me kufirin shqiptaro-grek./oranews.tv









